
Muret Fortifikuese të Kalasë
Në antikitetin e vonë qyteti i Durrësit, mbrohej nga mure dhe kulla të fuqishme, të cilat përbënin bazën e fortifikimeve gjatë mesjetës së hershme të mesme deri në pushtimin turk. Jo vetëm kaq por dhe hinterlandi i gjerë i këtij qyteti të rëndësishëm të perandorisë bizantine, ishte mbushur me kështjella, të cilat e rrethonin atë dhe zinin pika strategjike të rrugëve që të çonin në Durrës
Muret ekzistuese të Durrësit, janë të ndërtuar me tulla i përkasin periudhës së Perandorit bizantin me origjinë Durrsake, Anastas I (1491-1518).
Sot nga muret e vona antike të Durrësit ruhet një trakt me katër kulla, në anën jugperëndimore, një trakt i shkëputur nga muri juglindor, paralel me bregun e detit, dhe fare pak gjurmë në rrafsh me tokën, prej murit që kthente nga veriperëndimi dhe atij në drejtim të veriut. Muri jug perëndimor për aq sa ruhet sot, ai ka një gjatësi të ruajtur 490 m.
Në përgjithësi muri ruhet deri në nivelin e shtegut të kalimit që ndodhet mesatarisht 9 m nga tabani, ndërsa trashësia e tij është 3.5 m. Muri është ndërtuar krejtësisht prej tullash të lidhura me shtresa të trasha llaçi. Themelet janë ndërtuar me gurë
Këto fortifikime u ndërtuan si përgjigje ndaj sulmeve barbare ndaj Dyrrahut gjatë shekujve IV dhe VI. Me formë trapezoidale, muret përshkruanin një gjatësi rreth 4,400 metra dhe përfshinin brenda tyre qytetin mesjetar me një sipërfaqe prej 120 hektarësh. Dyrrahu mbeti një port i rëndësishëm gjatë periudhave të hershme dhe të mesme mesjetare, një qendër kyçe e rrethuar nga 22 kala. Për shkak të pozicionit të tij si pikë hyrëse në rajon, qyteti shpesh ishte objektiv i kombeve të ndryshme, si Bizantinët, Bullgarët, Normanët dhe Serbët. Megjithatë, muret mbrojtëse u treguan efektive në ruajtjen e Kalasë së Durrësit deri në pushtimin nga Venecianët, të cilët sunduan për më shumë se një shekull, nga viti 1392 deri më 1501.
Në vendet e pjerrëta ato ndjekin terrenin në formë të shkallëzuar dhe janë 15 cm më të gjëra se muri. Pjesa e sipërme e konstruksioneve të vjetra të murit është mjaft e rrënuar. Mbi të ruhen kryesisht vetëm bedena me frëngji që i përkasin periudhës mesjetare. Muri juglindor ruhet në pak gjurmë. Një trakt 24 m i gjatë dhe 2.5 m i lartë ndodhet 80 m në lindje të kullës “A”. Muri mund të ndiqet më tej në formë gjurmësh të izoluara të rrafshuara me tokën, prapa ish bankës së shtetit, ku ai kthen në drejtim të veriperëndimit. “Pas ish shkollës 8-vjeçare 16 Shtatori”.
Traktet e mësipërme janë ndërtuar me të njëjtën teknikë me murin jugperëndimor. Përjashtim bën vetëm trakti pranë ish Shtëpisë së pionerit ( aktualish Qëndra Kulturore e Fëmijëve Durrës), ku dallohen substruksione me një teknikë pak më të ndryshme. Këto substruksione ndodhen në skajin perëndimor të këtij trakti, përbëhen nga një fragment qemeri porte dhe një pjesë muri mbi të që vazhdon dhe në drejtim të lindjes.
