Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall 3 (tre) vende vakante pune për pozicionin:
SPECIALIST (MIKPRITJE DHE INFORMACION)
Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Qendra Muzeore Durrës
Nr. i vendeve
3 (tre)
3 (tre)
Afati
15.10.2026
15.10.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë
Dorazi ose me postë
Kritere të përgjithshme
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
- Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
Kritere specifike për specialistin
- Të ketë kryer arsim të lartë, përbën avantazh arsimi i lartë në një nga fushat që kanë lidhje me pozicionin e punës (si p.sh. Turizëm, Histori dhe Trashëgimi Kulturore, Komunikim, Marrëdhënie me publikun, Gjuhë e huaj, etj.);
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Avantazh përbën eksperienca e punës në shërbim klienti në site turistike ose vullnetarë pranë institucioneve të kulturës;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhë të huaj, përbën avantazh gjuha angleze.
Dokumentet e nevojshme
- Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
- Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 15.10.2026.
E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
