Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:
SPECIALIST (EDUKIM PËRMES KULTURËS)
Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Qendra Muzeore Durrës
Afati
19.10.2026
19.10.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë
Dorazi ose me postë
Kritere të përgjithshme
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nëse është në marrëdhënie pune;
- Të mos ketë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
Kritere specifike për specialistin
- Të ketë kryer arsim të lartë, diplomë e nivelit Bachelor dhe Master Shkencor/Profesional në: Histori, Arkeologji, Histori Arti, Etnologji, Pedagogji, Shkenca Edukimi, Trashëgimi Kulturore, Muzeologji, etj.;
- Të ketë kryer trajnime dhe të ketë përvoja praktike në fushën e trashëgimisë kulturore;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Të ketë aftësi për hartim dhe zbatim programesh edukative;
- Të ketë eksperiencë pune të vërtetuar, në institucione kulturore, artistike ose projekte edukative, si dhe në organizimin dhe promovimin e eventeve dhe aseteve të trashëgimisë kulturore;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhë të huaj, përbën avantazh gjuha angleze, në nivelin B2.
Dokumentet e nevojshme
- Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme, që përputhen me vendin e punës;
- Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 19.10.2026.
E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
