Tet 4 2019 - Tet 4 2019

Amfiteatri i Durrësit

Data
  • Tet 4 2019 - Tet 4 2019

Amfiteatri filloi të zbulohej në vitin 1966. Punimet arkeologjike drejtoheshin nga arkeologu Vangjel Toçi.

Si shumë zbulime të tjera në qytetin e Durrësit amfiteatri u zbulua rastsisht, edhe pse të dhëna kishin ardhur dhe nga autorë të ndryshëm.

Ai është ndërtuar në fillim të shek. II të erës sonë. Gjatë gërmimeve dolën në sipërfaqe dy galeri nëntokësore me shkallë e korridore, një kapelë bizantine, disa varre, dy mozaikë muralë, një pus i vogël pagëzimi. Këto zbulime u bënë gjatë fazës së parë të gërmimeve.

Është gërmuar rreth gjysma e shtrirjes së tij, kështu pra nuk dihet se ku të çonte galeria e madhe që ndodhet brenda kodrës. Ndërtimi është i realizuar me teknikën opus incertum të betonit romak ku është përdorur dhe teknika opus caementicum dhe opus mixtum. Është zbuluar Galeria Veriore, e cila ruhet në gjendje të mirë

Shkallarja (cavea), ruhet deri në lartësinë 20 m në pjesën e mbështetur në kodër,e cila ka qenë e veshur me ndenjëse të gurta. Amfiteatri është i mbështetur në një sitem galerish në formë unaze, dhe vetëm një e katërta e elipsit është e mbështetur në kodër.

Amfiteatri është i vendosur pjesërisht si një ndërtim i lirë, me lartësi 20 m dhe pjesërisht i mbështetur në faqen e kodrës, sipas traditës së teatrit antic, si dhe duke ndjekur të njëjtën mënyrë ndërtimi të monumenteve gjatë Perandorisë Romake.

Shpërndarja e shikuesve në shkallare bëhej nga një rrjet i dendur galerish. Galeria e parë rrezore është rreth 12 m e gjatë. Ajo përbëhet nga tri rampa shkallësh dhe dy sheshe pushimi. Shkalla zbret deri në nivelin e sipërfaqes së arenës, pa pasur asnjë lidhje me galeritë e tjera veçse me galerinë e fundit eliptike horizontale. Galeria e dytë ndodhet rreth 8 m larg në veri nga e para, përbëhet nga dy rampa shkallësh prej tulle. Galeria e tretë ka një gjatësi prej 17 m dhe një gjerësi prej 20 m. Në krahun lindor të saj ka një hapje që shërben si vomitor për daljen në shkallare.

Që të tria galeritë kanë ecuri eliptike e paralele me njëra tjetrën. Janë të shtruara pjesërisht me rasa guri dhe në përgjithësi prej dheu. Mbulohen nga qemer llaçi e gurësh me forma e lartësi të ndryshme.

Në skaj të korridorit dhe në mes të tij janë vendosur dy vomitorjume, mbuluar me arkada e që me anë shkallësh guri lidhin mjedisin e brendshëm të korridorit me pjesën e podiumit të shkallares.

Amfiteatri u braktis në shekullin e V Pas Kr., çka u pasua dhe me grabitjen e pllakave të dyshemesë. Në shek. V Pas Kr , në një nga galeritë e amfiteatrit u ndërtua një kapelë, ndërsa arena u shndërrua në varrezë.

                    

a

E Hënë - E Enjte: 08:00 ‒ 16:00 E Premte: 08:00‒ 14:00 E Shtunë - E Dielë Mbyllur

Të rriturit: -----
Fëmijë & Studentë:---

Rruga Taulantia 32, Durrës 2000, Albania
41°18’47″N 19°26’46″E781-727-6090

sq