d

specialist-4-vende

Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës

SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE

Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall 4 (katër) vende vakante pune për pozicionin:

SPECIALIST

Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Nr. i vendeve
4 (katër)
Afati
23.11.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores së Brendshme të Institucionit, si dhe Urdhërit Nr. 147, datë 11.09.2026 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Qendrës Muzeore Durrës”, Qendra Muzeore Durrës ka nisur procesin e rekrutimit për 4 (katër) vende vakante për pozicionin "Specialist", pranë Qendrës Muzeore Durrës, si më poshtë:

  1. 1 (një) Specialist, në Sektorin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik;
  2. 3 (tre) Specialistë, në Sektorin e Parkut Arkeologjik.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicionet vakante duhet të specifikojnë në kërkesën e tyre sektorin për të cilin aplikojnë: Muzeu Kombëtar Arkeologjik ose Parku Arkeologjik.

1. Kritere të përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptarë;
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi dhe të mos jenë larguar nga puna për shkaqe disiplinore;
  5. Të jenë të aftë nga ana shëndetësore për të kryer detyrat e pozicionit;
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup.

2. Kritere të veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë përfunduar studimet e larta, niveli Bachelor + Master (Shkencor ose Profesional);
  2. Të kenë njohuri të mira të të paktën një gjuhe të huaj, preferohet gjuha angleze;
  3. Të kenë aftësi të mira kompjuterike (Word, Excel, internet);
  4. Përvoja e mëparshme në institucione muzeore, kulturore ose arkeologjike përbën avantazh.

3. Dokumentet që duhet të dorëzohen

  1. Jetëshkrim (CV) me foto personale, në formatin Europass, në gjuhën shqipe;
  2. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  4. Raport i Aftësisë në Punë;
  5. Diplomat (Bachelor + Master) dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  6. Dëshmi e eksperiencës së punës (vërtetim nga punëdhënësi / librezë pune);
  7. Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme;
  8. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme;
  9. Deklaratë nën përgjegjësinë e tij, ku aplikanti deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  10. Listë / inventar i dokumenteve të dorëzuara, e nënshkruar nga aplikanti, ku të jetë e specifikuar edhe kërkesa e tyre për sektorin për të cilin aplikojnë: Muzeu Kombëtar Arkeologjik ose Parku Arkeologjik.
Shënim: Aplikantët që aplikojnë për të dy sektorët duhet të dorëzojnë dy dosje të veçanta dhe të plota dokumentacioni, një për çdo sektor.

Afati i dorëzimit të aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 23.11.2026.

Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM

a

Tue – Sat: 09am ‒ 05pm Sun : 09am ‒ 02pm Mon : Close

Rruga Taulantia 32, Durrës 2000, Albania
41°18’47″N 19°26’46″E781-727-6090

sq