d

specialist-informacioni

Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës

SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE

Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall 3 (tre) vende vakante pune për pozicionin:

SPECIALIST (MIKPRITJE DHE INFORMACION)

Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Nr. i vendeve
3 (tre)
Afati
15.10.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë

Kritere të përgjithshme

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
  5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  6. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike për specialistin

  1. Të ketë kryer arsim të lartë, përbën avantazh arsimi i lartë në një nga fushat që kanë lidhje me pozicionin e punës (si p.sh. Turizëm, Histori dhe Trashëgimi Kulturore, Komunikim, Marrëdhënie me publikun, Gjuhë e huaj, etj.);
  2. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
  3. Avantazh përbën eksperienca e punës në shërbim klienti në site turistike ose vullnetarë pranë institucioneve të kulturës;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhë të huaj, përbën avantazh gjuha angleze.

Dokumentet e nevojshme

  1. Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
  2. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  4. Raport i Aftësisë në Punë;
  5. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  8. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Afati i dorëzimit të aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 15.10.2026.

E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM

a

Tue – Sat: 09am ‒ 05pm Sun : 09am ‒ 02pm Mon : Close

Rruga Taulantia 32, Durrës 2000, Albania
41°18’47″N 19°26’46″E781-727-6090

sq