d

SPECIALIST JURIST

Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës

SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE

Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:

SPECIALIST JURIST

Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Afati
28.09.2026

Kriteret e përgjithshme

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkesë për realizimin e detyrave në QMD;
  5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  6. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kriteret specifike për specialistin jurist

  1. Të kenë kryer ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike;
  2. Eksperiencë pune në fushën e jurisprudencës, mbi 5 vjet punë;
  3. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkesë për realizimin e detyrave në QMD.

Dokumentet e nevojshme

  1. Jetëshkrim (CV) me foto personale (formati europass shqip, me foto);
  2. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  4. Raport i Aftësisë në Punë;
  5. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njohja nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);
  7. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  8. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Afati i dorëzimit të aplikimeve

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, në adresën: info@qmd.gov.al ose me postë, deri në datën: 28.09.2026.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentacionin në format PDF në adresën: info@qmd.gov.al ose me postë në adresën e institucionit.

E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM

a

E Hënë - E Enjte: 08:00 ‒ 16:00 E Premte: 08:00‒ 14:00 E Shtunë - E Dielë Mbyllur

Të rriturit: -----
Fëmijë & Studentë:---

Rruga Taulantia 32, Durrës 2000, Albania
41°18’47″N 19°26’46″E781-727-6090

sq