d

specialist-edukim-kulture

Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës

SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE

Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:

SPECIALIST (EDUKIM PËRMES KULTURËS)

Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Afati
19.10.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë

Kritere të përgjithshme

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jetë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
  5. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nëse është në marrëdhënie pune;
  6. Të mos ketë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike për specialistin

  1. Të ketë kryer arsim të lartë, diplomë e nivelit Bachelor dhe Master Shkencor/Profesional në: Histori, Arkeologji, Histori Arti, Etnologji, Pedagogji, Shkenca Edukimi, Trashëgimi Kulturore, Muzeologji, etj.;
  2. Të ketë kryer trajnime dhe të ketë përvoja praktike në fushën e trashëgimisë kulturore;
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
  4. Të ketë aftësi për hartim dhe zbatim programesh edukative;
  5. Të ketë eksperiencë pune të vërtetuar, në institucione kulturore, artistike ose projekte edukative, si dhe në organizimin dhe promovimin e eventeve dhe aseteve të trashëgimisë kulturore;
  6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhë të huaj, përbën avantazh gjuha angleze, në nivelin B2.

Dokumentet e nevojshme

  1. Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
  2. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  3. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  4. Raport i Aftësisë në Punë;
  5. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  6. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme, që përputhen me vendin e punës;
  8. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

Afati i dorëzimit të aplikimeve

Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 19.10.2026.

E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.

Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM

a

Tue – Sat: 09am ‒ 05pm Sun : 09am ‒ 02pm Mon : Close

Rruga Taulantia 32, Durrës 2000, Albania
41°18’47″N 19°26’46″E781-727-6090

en_GB