Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:
PËRGJEGJËS SEKTORI NË SEKTORIN E MUZEUT KOMBËTAR ARKEOLOGJIK
Qendra Muzeore Durrës
1 (një)
18.11.2026
Dorazi ose me postë
Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Qendra Muzeore Durrës ka nisur procesin e rekrutimit për 1 (një) pozicion vakant Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik.
Aplikanti që shpreh interesin për të aplikuar në pozicionin vakant Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
Kritere të përgjithshme
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të mos jetë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nëse është në marrëdhënie pune;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të ushtruar detyrën, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Të mos ketë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
Kritere specifike për pozicionin
a) Arsimi
Diplomë e nivelit Master Shkencor / Master Profesional në: Arkeologji / Histori / Histori Arti / Muzeologji / Arkitekturë / Trashëgimi Kulturore / Etnologji / Antropologji / Konservim dhe Restaurim i Monumenteve të Kulturës / Menaxhim i Trashëgimisë Kulturore / Menaxhim Kulture / ose në fusha të tjera të përafërta me profilin e pozicionit.
b) Eksperienca në punë
Të ketë të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në drejtimin / koordinimin e stafit dhe në menaxhimin e projekteve.
c) Njohuri dhe aftësi të tjera
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore, muzetë, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe administratën publike;
- Njohuri të gjuhës angleze, minimum niveli B1;
- Njohuri shumë të mira kompjuterike (programet bazë Office, internet);
- Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese, drejtuese dhe për punë në grup;
- Aftësi për hartimin e planeve vjetore, mujore dhe javore të punës, përcaktimin e objektivave, ndarjen e detyrave për stafin, ndjekjen e zbatimit të tyre dhe vlerësimin e arritjes së tyre;
- Aftësi për koordinimin e punës në grup, delegimin e detyrave, motivimin e stafit dhe zgjidhjen e konflikteve në punë.
Dokumentet e nevojshme
- Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat (Bachelor + Master) dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Dëshmi e eksperiencës së punës (vërtetim nga punëdhënësi / librezë pune);
- Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme;
- Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme;
- Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Listë / inventar i dokumenteve të dorëzuara, me renditjen e të gjithë dokumenteve që ka dorëzuar pranë Qendrës Muzeore Durrës, e nënshkruar nga aplikanti.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 18.11.2026.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
