Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:
SPECIALIST ARKIVE
Kriteret e përgjithshme
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jenë shtetas shqiptarë;
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkesë për realizimin e detyrave në QMD;
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
- Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
Kriteret specifike për specialistin arkive
- Të kenë kryer ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike me këtë specializim në Arkivistikë;
- Eksperiencë pune në fushën e arkivistikës, mbi 5 vjet punë;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkesë për realizimin e detyrave në QMD.
Dokumentet e nevojshme
- Jetëshkrim (CV) me foto personale (formati europass shqip, me foto);
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njohja nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
- Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në plotë, si më poshtë, online, në adresën: info@qmd.gov.al ose me postë, deri në datën: 28.09.2026.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentacionin në format PDF në adresën: info@qmd.gov.al ose me postë në adresën e institucionit.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
