Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall një vend vakant pune për pozicionin:
SPECIALIST (PËR RRJETET SOCIALE DHE PROMOVIMIN)
Institucioni
Qendra Muzeore Durrës
Qendra Muzeore Durrës
Afati
19.10.2026
19.10.2026
Dorëzimi
Dorazi ose me postë
Dorazi ose me postë
Kritere të përgjithshme
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në QMD;
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi nëse është në marrëdhënie pune;
- Të mos ketë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
Kritere specifike për specialistin
- Diplomë e arsimit të lartë në fushat: Shkenca të Edukimit, Marrëdhënie me publikun, Multimedia, Gjuhë të huaja, Shkenca Politike-Juridike, Marketing, ose fusha të tjera të ngjashme me këtë pozicion;
- Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në fushën përkatëse (media, promovim, marketing). Përvoja në administratën publike / institucione kulturore përbën avantazh;
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, të folur dhe të shkruar;
- Të njohë përdorimin bazë si dhe të ketë aftësi praktike të të punuarit në kompjuter, në rrjet/sistem, Internet, programe dhe softe: Paketa Microsoft Windows/Office;
- Njohuri në programe të ndryshme të editimit, programet profesionale specifike në të cilat përfshihet përpunimi i imazhit si dhe ai audio/video, si p.sh. Adobe Photoshop, Adobe Audition, Adobe Premiere, etj.;
- Të jetë i gatshëm / e gatshme të punojë me orare të ndryshueshme, sipas nevojave të institucionit;
- Të ketë aftësi të mira për përshtatje pune në grup; të ketë aftësi të përmbushë detyrat brenda afateve të përcaktuara; aftësi komunikimi, referimi dhe mbrojtje të të dhënave, analizave, vendimeve, monitorimit dhe raportimit;
- Të ketë kreativitet dhe mendim strategjik, aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi, aftësi shumë të mira organizative dhe planifikuese;
- Të ketë njohuri praktike në administrimin e rrjeteve sociale, krijimin e përmbajtjes, përgatitjen e materialeve fotografike, video, dhe hartimin e njoftimeve për aktivitetet kulturore.
Përbën avantazh
- Eksperienca në institucione kulturore, artistike ose në organizimin dhe promovimin e eventeve dhe aseteve të trashëgimisë kulturore, si dhe eksperienca e bashkëpunimit mediatik në televizion dhe radio.
Dokumentet e nevojshme
- Jetëshkrim (CV) me foto personale (CV duhet të jetë në formatin europass shqip, me foto);
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme, që përputhen me vendin e punës;
- Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikanti duhet të dorëzojë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 19.10.2026.
E rëndësishme: Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkëngjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
