Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Qendra Muzeore Durrës
SHPALLJE VENDI VAKANT PUNE
Qendra Muzeore Durrës, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall 4 (katër) vende vakante pune për pozicionin:
SPECIALIST
Qendra Muzeore Durrës
4 (katër)
23.11.2026
Dorazi ose me postë
Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Rregullores së Brendshme të Institucionit, si dhe Urdhërit Nr. 147, datë 11.09.2026 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Qendrës Muzeore Durrës”, Qendra Muzeore Durrës ka nisur procesin e rekrutimit për 4 (katër) vende vakante për pozicionin "Specialist", pranë Qendrës Muzeore Durrës, si më poshtë:
- 1 (një) Specialist, në Sektorin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik;
- 3 (tre) Specialistë, në Sektorin e Parkut Arkeologjik.
Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicionet vakante duhet të specifikojnë në kërkesën e tyre sektorin për të cilin aplikojnë: Muzeu Kombëtar Arkeologjik ose Parku Arkeologjik.
1. Kritere të përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptarë;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi dhe të mos jenë larguar nga puna për shkaqe disiplinore;
- Të jenë të aftë nga ana shëndetësore për të kryer detyrat e pozicionit;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup.
2. Kritere të veçanta
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të veçanta:
- Të kenë përfunduar studimet e larta, niveli Bachelor + Master (Shkencor ose Profesional);
- Të kenë njohuri të mira të të paktën një gjuhe të huaj, preferohet gjuha angleze;
- Të kenë aftësi të mira kompjuterike (Word, Excel, internet);
- Përvoja e mëparshme në institucione muzeore, kulturore ose arkeologjike përbën avantazh.
3. Dokumentet që duhet të dorëzohen
- Jetëshkrim (CV) me foto personale, në formatin Europass, në gjuhën shqipe;
- Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
- Raport i Aftësisë në Punë;
- Diplomat (Bachelor + Master) dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
- Dëshmi e eksperiencës së punës (vërtetim nga punëdhënësi / librezë pune);
- Dëshmi për kualifikime dhe trajnime të ndryshme;
- Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme;
- Deklaratë nën përgjegjësinë e tij, ku aplikanti deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
- Listë / inventar i dokumenteve të dorëzuara, e nënshkruar nga aplikanti, ku të jetë e specifikuar edhe kërkesa e tyre për sektorin për të cilin aplikojnë: Muzeu Kombëtar Arkeologjik ose Parku Arkeologjik.
Afati i dorëzimit të aplikimeve
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më sipër, dorazi ose me postë, deri në datën: 23.11.2026.
Adresa: Rruga "TAULANTAI", Lagjja nr. 1, Godina e Muzeut Arkeologjik, Durrës.
Trashëgimia na bashkon!
KULTURË • TRASHËGIMI • ZHVILLIM
